Diplomuan mbi 200 medresantë në “Medresenë Isa Beu”

Diplomuan mbi 200 medresantë në “Medresenë Isa Beu”

Shkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu”, përmbylli me sukses edhe një vit shkollor. Kjo përmbyllje u kurorëzua këto ditë (18. 07. 2016) me shpërndarjen e diplomave për maturantët e kësaj vatre të diturisë. Kësisoj, mbi 200 nxënës u paisën me diplomën e shkollës së mesme. Në këtë ceremoni prezantuan Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi me bashkëpunëtorët e vet, myftinj, profesorë dhe mysafirë të ndryshëm nga vendi dhe më gjërë.

Me këtë rast, të pranishmëve iu drejtua Drejtori i Shkollës së Mesme Islame “Medreseja Isa Beu”, H. Ibrahim ef. Idrizi, i cili duke folur mbi rolin e kësaj vatre arsimore në arsimimin e gjeneratave të ndryshme dhe duke ofruar shifra e fakte, veç të tjerash nënvizoi: “Përmes një pune të palodhshme, duke tejkaluar çdo sfidë dhe probeme të natyrave të ndryshme, Medreseja jonë, që nga themelimi i saj e deri më sot, ka nxjerrë mbi 2500 nxënës të diplomuar, me të cilët me të drejtë mburremi sot për karrierën e tyre që kanë ndërtuar më vonë por që bazën e kanë pikërisht në njohuritë e përfituara nga Shkolla jonë e mesme Islame”.

Me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe Reisul Ulema i BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili duke e shprehur kënaqësinë e veçantë për të gjitha ato suksese kolosale të arritura nga ana e kësaj vatre arsimore, sidomos në përgatitjen e kuadrit për nevojat e BFI-së por edhe për nevojat e mbarë myslimanëve dher shoqërisë së gjërë të vendit, theksoi se “Ky sukses i Medresesë sonë, por edhe i organeve të tjera të BFI-së, lirisht mund t’i përshkruhet vetëm unitetit dhe bashkëpunimit tonë të sinqertë. Kemi punuar bashkarisht për Medresenë dhe për Fakultetin e Shkencave Islame te ne, kemi punuar që të prodhojmë kuadro që do të jenë pandam kuadrove që dalin nga të tjera vatra të dijes dhe, me të drejtë mund të konstatojmë se, uniteti ynë është garancë se mund t’i tejkalojmë të gjitha barrierat që na dalin përpara drejt avansimit të jetës sonë fetare islame. Ju uroj shëndet e suksese, kurse “nxënësit e gjeneratës”, nga kjo Medrese por edhe nga ato të dispersuarat nëpër qytetet e tjera, i shpërblej me regjistrim gratis në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Le të jetë kjo dhuratë edhe një stimuls më tepër për gjeneratat e tjerta që vijnë”, tha veç tjerash Kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi

IMG_1118IMG_1113 IMG_1116 IMG_1081 IMG_1116IMG_1098 IMG_1099 IMG_1101 IMG_1136 IMG_1159 IMG_1178IMG_1147
IMG_1221 IMG_1196 IMG_1255 IMG_1140IMG_1083