(FOTO-VIDEO) Për çdo vit rritet numri i atyre që dëshirojn të regjistrohen në Medrese

(FOTO-VIDEO) Për çdo vit rritet numri i atyre që dëshirojn të regjistrohen në Medrese

Sot me date 16/06/2015 në lokalet e Medresesë Isa Beu Qendër u mbajtën provimet pranuese për regjistrim në këtë institucion arsimorë.

Siç do vit ashtu edhe këtë vit Medreseja Isa Beu organizoj provimin pranues për të dy gjinitë që shprehen interesin që të regjistrohen në këtë vatër edukativo arsimore me traditë shumë shekullore që rrezaton dritën e dijes dhe të edukimit të gjeneratave të reja në Republikën e Maqedonisë dhe më gjerë.

Interesimi i kandidatëve për tu regjistruar në këtë shkollë ishte shumë i madh. Se sa do të jetë numri i nxënësve të ri që do të pranohen në Medrese duke përfshirë edhe degët e saja të shtrira në tërë territorin e Maqedonisë do ta përcakton Rijaseti i BFI-së, varësisht nga mundësit materiale dhe hapësinore pasi që financimi dhe mirëmbajtja e Medresesë nuk ndihmohet nga shteti por nga të ardhurat e obligimeve fetare siç janë zeqati, sadakatul-fitri, kurbanat dhe ndihmat tjera vullnetare që jepen nga populli musliman.

Për rezultatet e vlerësimit të provimit pranues të gjithë kandidatët do të jenë të informuar përmes Webfaqes së Medresesë me ranglistën e cila do të shpallet ditëve në vijim. (www.medreseja-isabeu.com)

Të gjithë kandidatëve ju urojmë suksese.

FOTO
[nggallery id=52]

 

VIDEO

Linku direkt per smartphone : https://youtu.be/B5Iq82-PzWs