Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare vizitoi Medresenë  ” Isa Beu “

Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare vizitoi Medresenë ” Isa Beu “

Me datën 28 .12.2015 dita e hënë për vizitë në Medrese ishte drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, ishin të pritur nga Drejtoria e Medresesë, në fillim të bisedës drejtori Prof. Ibrahim Idrizi e njoftoi në pika të shkurta rreth historikut të medresese, që është një shkollë që me dekada shkollon bijt dhe bijat e këtij vendi dhe më gjërë, dhe rreth kushteve dhe rrethanave si edhe problemeve që kjo medrese ballafaqohet në këtë periudhë.

Drejtoresha e cila e realizoi këtë vizitë për t’i shpërblyer dhjetë njohësit më të mirë të Kur’anit – Libri i shenjtë i myslimanëve, të cilët në periudhën e fundit e kanë prezantuar Maqedoninë në garat ndërkombëtare në Iran, Kroaci, Dubai, Kajro dhe vende të tjera dhe ku kanë arritur rezultate të mira. bëhet fjalë për hafëz të Kur’anit, gjegjësisht nxënës të Medresesë, studentë të Fakultetit për shkenca islamike dhe teologë të diplomuar për shkenca islamike, të cilat përmendësh e dinë përmbajtjen e Librit të shenjtë dhe njëkohësisht janë të njohur edhe për zërin e bukur për interpretim.

Untitled

 

Drejtoresha e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare Valentina Bozhinovska dhe zëvendësdrejtori i Komisionit Zeko Abazi në Medresenë “Isa Beu” në Kondovë iu ndau mirënjohje dhe fjalorë shqip-anglisht në shenjë të falënderimit që kanë bërë një akt të tillë heroik në kohën kur respektimi i religjionit është i rëndësishëm në një shoqëri multientike, multikulturore dhe multikonfesionale kurse nga ana e drejtorit drejtoreshës iu dhurua nje perkethim i Kur’anit në gjuhën maqedone si edhe bashkëpunëtoreve të saj nga një fletore me emblemën e Medresesë.

Në fund nga nikoqiri u shtrua një drekë për mysafirët dhe u ndanë me shpresë që edhe në të ardhmen të kemi bashkëpunime të përbashkëta.

IMG_1109IMG_1115

IMG_1118IMG_1127IMG_1123IMG_1131IMG_1142IMG_1146IMG_1134IMG_1165IMG_1153IMG_1170