Medreseja Isa Beu edhe me një Hafize

Medreseja Isa Beu edhe me një Hafize

Me datë 17.05.2016 e martë, SHMI Medreseja ISA BEU-me sukses nxori hafizen e re te Kur’anit Famëlartë, hfz. Meral Kamberi, maturante në këtë vatër arsimore.

Për të nderuar këtë aktivitet, prezent ishin Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Drejtori i Përgjithshëm i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim Idrizi. Muftiu i BFI Shkup Prof. Rexhep Jusufi , Muftiu i BFI Gostivar Hfz. Shaqir Fetahu, Muftiu i BFI Tetove Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Muftiu i BFI Kërçovë haxhi Husejn Murati, profesorë, hoxhallarë, nxënëse etj.

Fillimisht kryetari i komisionit të hifzit, hafiz Shafi Osmani tregoi për rrjedhën e dëgjimit të hafizes, duke vlerësuar hafizen për mbamendje të shkëlqyeshme.
Fjalë përshëndetëse kishte edhe drejtori i Medresesë Isa Beu Shkup prof. Ibrahim ef. Idrizi i cili potencoi se Medreseja Isa Beu brenda këtyre pesë viteve ka nxjerrë 18 hafiza dhe hafize kjo është një meritë e madhe e Medresesë Isa Beu. Këtë manifestim e përshëndetën edhe muftinjtë që ishin prezent, duke i uruar hafizes suksese në studimet e mëtutjeshme dhe në jetë.
IMG_5711

Fjalën e rastit në këtë manifestim e mori edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi i cili theksoi: unë mburrem me të arriturat e Medresesë Isa Beu e cila viteve të fundit përveç se është një vatër e arsimit të mesëm është bërë edhe një Institut i Hifzit, i cili është duke na befasuar me këto hafiza. E nderuara hafize, Muhammedi a.s ka thënë: “ Njerëzit më të zgjedhur të ummetit tim janë hafizat” ju prej sot jeni në këtë kategori të cilën e ka cekur Muhammedi a.s. Ju jeni vajza e dytë e kësaj familje që keni kryer hifzin dhe kjo është një bereqet për familjen tuaj dhe prindërit tuaj në veçanti”, theksoi kreu i BFI-së H. Sulejman ef Rexhepi.
Vertetimin, apo çertifikatën e hifzit ia dha Kryetari i BFI-së h. Sulejman ef Rexhepi, ndërsa duan e hifzit e bëri Lloman ef. Kamberi.

Reis ulemaja Haxhi Sulejman efendi Rexhepi ia dorëzoi çertifikatën e diplomimit, hafizes së re Meral Kamberit duke i dëshiruar që përveç mbamendjes të Kur’anit Famëlartë, të ketë parasysh edhe veprimin me të në jetë, dhe të vazhdon studimet për kuptuar atë të cilën e mban në mendjen e vet.

Se të mësosh Kur’anin është e rëndë por ta ruash atë gjatë jetës është më e rend. Hafizi provimin e Hifzit e kaloi me note të shkëlqyeshme (5) para komisionit në përbërje hfz. Shafi Osmani ( kryetar), hfz. Sheval Aziz ( antar) dhe prof. Selvije Dardhishta( antar).Me këtë rast, këtë program e përcollën edhe një numër i konsiderueshëm i xhematit.

IMG_5211 IMG_5212 IMG_5214  IMG_5223 IMG_5228 IMG_5758 IMG_5804 IMG_5860 IMG_5869 IMG_5913 IMG_5934 IMG_5943 IMG_5947 IMG_5965 IMG_5974 IMG_5980IMG_5628  IMG_5235 IMG_5270  IMG_5378   IMG_5515  IMG_5587  IMG_5454