Medreseja Isa Beu percolli 192 Maturantët e  saj

Medreseja Isa Beu percolli 192 Maturantët e saj

Ky vit për Medresenë Isa Beu ishte tejet i suksesshem për arsye se percjelli 192 Maturant-te – kandilat ndricues të cilet do të ndriçojn të vërtetat islame dhe do të jenë kultivuesit më të mirë të vlerave morale në shoqërinë tonë .

Si vitet tjera ashtu edhe këtë vit Medreseja Isa beu organizoi evenimente manifestuese me rastin e përcjellejses se Maturanteve të saj .

Kështu  që dega vajzave e Medresesë në  Shkup me date 5 maj 2016  percolli gjeneraten e 7 me  48 Maturantet e saja me ç’rast ishte organizuar një manifsetim I shkëlqyeshëm  në prezencën e shumë dashamirëve të Medresesë, prindërve , mësimdhënsve , nxënësve dhe perfaqsues te BFI-së etj.

IMG_6765

Me këtë rast të pranishmve me fjalë përshëndetëse iu drejtuan  Kordinatorja e Degës të vajzave   të  Medresesë në Shkup Mr. Nurtene Shehu Sakipi , Muftiu i Muftinise së BFI-së të Shkupit Prof. Rexhep Jusufi …

Dhe në fund fjalën e rastit në emër  të Kryetarit të BFI –së  Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi  e mori Drejtori i pergjithshem i Medresese Isa Beu Prof. Ibrahim Idrizi i cili nder tjerash theksoi :

Të respektuara nxënëse , maturante te kesaj gjenerate dua tju uroj per mbarimin e shkollimit tuaj te mesem ne Medresene Isa Beu ketu ne Shkup dhe dua tju pergezoj si gjenerate qe ndodheni para një beteje të re në jetë , në një fushëluftë në të cilen rrihen fatet e njerëzimit. Fati juaj është Fati i njrërzimit.

Ju gjenerata e 7 nxënsëve të Medresese Isa Beu Pralelja e shtrirë e femrave  në Shkup shpresoj të qëndroni ballë detyres më madhore , ate te bartjes dhe praktikimit te denjë te Islamit në të gjitha fushat ku ka nevojë .

Për ju nuk ka mision më të lartësuar se të jetësoni fjalën e Krijuesit All-llahut fuqiplotë dhe zbukuroni jetën me praktikën me të cilën Muhamedi a.s stolisi këte fjalë.

IMG_6809

Po atë ditë Paraleja e vajzave në Gostivar kishte organizuar një manifestim me rastin e përcjelljes së maturantëve . Paraleja e vajzave në Gostivar përcolli gjeneratën e pestë e cila numëronte 37 maturante

Në këtë solemnitet manifestues  morën pjesë shumë dashamirë si: Drejtori gjeneral i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim Idrizi , Muftiu i Gostivarit njëherit edhe koordinator i paraleles Prof.Shaqir Fetahu Muftinj  të Muftinive të BFI të Kërçovës , Ohrid si dhe Manastirit , Kryetari i Komunës së Gostivarit z. Nevzat Bejta si dhe Komunës së Vrapçishtit z. Bajram Kadriu, familjare, prinder dhe dashamirë të kësaj vatre edukativo arsimore . Këtë manifestim e përshendeti Kryetari I Komunës së Gostivarit dhe  Vrapçishtës.

IMG_6887

Fjalën përshëndetëse e mori gjithashtu , Drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim Idrizi i cili tha :

Të nderuara nxënëse , maturante të kësaj gjenerate dëshiroj që ju të jeni një brez intelektual e ideor që do ti prini ndërtimit të jetës Islame si formë e vetme shoqërore , kulturore dhe ekonomike e cila di të vendosë raporte , mardhënie dhe institucione të të cilat pa frikë dhe me dashuri mbështetet nga gjithsecili i cili ka pranuar All-llahun Krijues të Vetëm dhe të dërguarin e fundit si shembull të paprekshëm të jetësimit të fjalës së tij .

Dhe në fund fjalën e rastit në emer të Kryetarit të BFI Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi mori Muftiu i Gostivarit apo koordinatori i paraleles së vajzave në Gostivar Prof. Shaqir Fetahu i cili theksoi se :

Kjo gjeneratë është e vecantë që do të jetë shembull për gjeneratat që  do të  vijne dhe në këtë menyrë do të tregojnë argumentin e tyre së vërtet Medreseja jonë shkolla e mesme Islame është një ardhmeri e vertetë e popullit tonë në të gjitha segmentet e jetesës duke filluar prej asaj shkencore , fetare dhe morale.

IMG_6979

Në orët e mëvonshme të së njëjtës datë u mbajt një ceremoni festive  me rastin e përcjelljes së gjeneratës së nëntë të maturanteve të Medresesë Isa Beu – dega e vajzave Tetovë ,numri i të cilave ishte 45 nxënese , respektivisht  45 kandila ndriçues që do të rezatojnë dritën e të vertetës islame.

Në këtë ceremoni prezentuan edhe Muftiu i Muftinisë së Tetovës Prof.Dr Qani Nesimi , Sekretari I Medresesë Isa Beu Mr. Lutfi Nexhipi , Koordinatori i paraleses së vajzave Tetovë Prof. Bahri Aliu si dhe profesor dhe profesoresha .

Fjalën përshëndetëse në këtë gëzim institucional e mori Muftiu i Tetovës Prof.Dr Qani Nesimi i cili falemderoi te pranishmit , uroi  Maturanteteve një të   ardhme sa më të mirë  të cilët do kenë një  rol të rëndësishëm në ngritjen e vlerave morale në shoqëri.

IMG_7170

Fjalën e rastit në këtë eviniment manifestiv e kishte Sekretari i Medresë Isa Beu Mr. Lutfi Nexhipi i cili në emër te drejtorit të Medresesë tha :

Të respektuara Maturante ju sot nuk keni mbaruar maturën e shkollës së mesme por sot ju keni në dorë dituritë më të rëndësishme për jetën dhe ardhmërine tuaj .Ndërtimi i jetës sipas të drejtës islame besoj se do të jetë preokopim i pandërprerë që do tju shoqëroj në të gjitha fushat e jetës .

Femra e dalë nga ky institucion arsimor edukativ duhet të shërbej si shembull për të gjitha femrat tjera që kanë profesione dhe mosha të ndryshme . Shpresoj se ju do të jeni ajo drite e cila do të ndricoj me pastërtin shpirtrore , morale , edukative dhe fizike.

IMG_7131

Me datë 6 maj 2016 Medreseja Isa Beu – Qënder përcolli gjeneratën e njëzet e nëntë të djemve me 48 maturantë me cilin rast u organizua një ceremoni  festive për përcjelljen e maturantëve .

Fjalën përshëndetëse e kishte Drejtori për arsim fetar pranë BFI-së  Prof. Jusuf Zimeri i cili në emër të  Kryetarit të BFI –së  Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi uroi maturantëve suksese te mëtutjeshme dhe se nxenesit kete vit nuk do te  kenë pengesa për regjistrim sikurse  ishte  vitin e kaluar që të mund të regjistrohen në Universitetin e Az’harit .

Gjithashtu theskoi së nxensit mund të regjistorohen në Falkutetin e Shkencave Islame në Shkup ku ai është një ndër falkutetet më të mira në Botë pasi ai është falkuteti jonë…

IMG_7549

Fjalën e rastit e kishte Drejtori gjeneral i Medresesë Isa Beu i cili theksoi se :

Të nderuar të pranishem Bashkesia Fetare Islame , stafi akademik dhe pedagogët së bashku me mua si Drejtor jemi përpjekur që përmes procesit edukativo arsimor të vendosim te ju moralin dhe edukatën e shëndoshë Islame .Sot e tutje , ju jeni ne një shkalle më të avansuar të ngritjes fetare arsimore . Ky fakt nuk duhet të ju bëj komod dhe të silleni si të perfunduar dhe të ditur , Jo ! Ju tek sa keni shijuar ushqimin e parë të ndërtimit islam, juve ju presin sfida , probleme dhe zgjidhje nga më të ndryshmet .Për aq sa do ti thelloni dituritë tash e tutje, për aq do të jeni të aftë të realizoni misionin tuaj për mbjelljen e islamit në zemrat e njerëzve .Islami jonë është një shkollë gjithëpërfshirës e që përmbanë mjete, metoda dhe menyra të zgjidhjes te cilat nuk i posedojne as institucionet më të avansuara botërore…

Ruvejd Idrizi

Maturantet Medreseja Isa BEU – Dega e Vajzave Shkup

 

IMG_6761 IMG_6767 IMG_6780 IMG_6781 IMG_6784 IMG_6795 IMG_6798 IMG_6802 IMG_6823 IMG_6835 IMG_6846 IMG_6855 IMG_6864 IMG_6868 IMG_6876

Maturantet Medreseja Isa BEU  – Dega e Vajzave Gostivar 

 

IMG_6883 IMG_6887 IMG_6900 IMG_6906 IMG_6910 IMG_6916 IMG_6930 IMG_6973 IMG_6979 IMG_6980 IMG_6992 IMG_7003 IMG_7023 IMG_7027 IMG_7039 IMG_7051 IMG_7061 IMG_7065 IMG_7073 IMG_7076 IMG_7084 IMG_7099

Maturantet Medreseja Isa BEU – Dega e Vajzave Tetove

 

IMG_7106 IMG_7111 IMG_7114 IMG_7118 IMG_7122 IMG_7123 IMG_7124 IMG_7128 IMG_7131 IMG_7157 IMG_7164 IMG_7170

Maturantet Medreseja Isa Beu Qender 

 

 

IMG_7369 IMG_7374 IMG_7379 IMG_7382 IMG_7404 IMG_7407 IMG_7418 IMG_7430 IMG_7549