Projekti i USAID-it për Arsim të Integruar, Medreseja “Isa Beu”, fiton disa çmime

Medreseja Isa Beu në projektin e zhvilluar të USAID-it, projekt ky për Integrimin Ndëretnik në Arsim i zbatuar nga ana e Qendrës Maqedonase për Edukim Qytetar, merr çmim prestigjioz në konkursin për videon dhe fotografi më të qëlluar në nivel shtetërore duke u dalluar për projektin në fjalë prej 125 shkollave të mesme në Maqedoni ku vetëm 25 prej tyre janë zgjedhur si më të suksesshme.

Dhënia e pesë çmimeve për përfaqësuesit në këtë ceremoni, me një pjesëmarrje të gjerë figurash të rëndësishme nga jeta politike dhe nga jeta e shkencës, dëshmoi edhe një herë se medreseja “Isa Beu”, me angazhimin e pandalshëm shumëvjeçar, ia ka dalë të vihet pa asnjë mëdyshje në krye, duke shënuar rezultate të dukshme në fushën e teknologjisë informative dhe të inovacionit. Të përkujtojmë se profesori Burim Rexhepi në ekspozitën e projektit “Suksesi” në kuadër të Konferencës Rajonale të Arsimit Microsoft dhe Sektorit Publik Microsoft për Evropën Qendrore dhe Lindore e organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë, si përfaqësues i Medresesë “Isa Beu” në Shkup, në një konkurrencë shumë të madhe të të nominuarve, shkëlqeu, dhe mori mirënjohje, duke e ngritur në pesë numrin e përgjithshëm të çmimeve të marra ICT Awards.

Ndërsa me rastin e Konferencës Rajonale të Qendrës për Trajnim pranë QDN 2013/14 Shkup në ekspozitën e projektit, profesori Burim Rexhepi ne këtë konkurs fitoi bursën, ndërsa tema kryesore ishte se si të përdorin mësimin e integruar në mësimdhënie nëpër shkolla në nivel republikan. “Dua të shpreh mirënjohje të veçantë për këtë pjesëmarrje ka pamëdyshje drejtori i Medreses, i nderuari profesor Ibrahim Idrizi po aq i suksesshëm , pasi ai më ka inkurajuar dhe mbështetur bujarisht në punën time. Kjo është arsyeja pse pa fjalë në fund,kam mbajtur dorën në fitore , vetëm bashkëpunimi juaj i sinqertë me mua , ka qenë gjithmonë një stimul i fortë për mua forcë dhe kurajo për të vazhduar për të punuar me një vullnet te pastër dhe te sinqertë. Faleminderit për mbështetjen tuaj bujare.”. është shprehur profesori Rexhepi.

10269176_859836364069793_5087352596932394068_o

 

medreseja isa beu