• E hënë – e premte, 7:30 – 13:30
Na ndiqni:
Medreseja "Isa Beu" në Shkup është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të rëndësishme arsimore-fetare në trevat tona. Që nga themelimi, ajo ka pasur mision edukimin e brezave të rinj në frymën e dijes, moralit dhe vlerave islame, duke i përgatitur ata për sfidat e jetës dhe shërbimin ndaj bashkësisë. Përmes një programi mësimor bashkëkohor, që ndërthur lëndët fetare me ato të përgjithshme, medreseja u ofron nxënësve një arsimim cilësor dhe një bazë të fortë për studimet e mëtejshme universitare. Stafi ynë i përkushtuar pedagogjik punon vazhdimisht për të krijuar një ambient mësimor frytdhënës, ku nxënësit zhvillohen jo vetëm në aspektin akademik, por edhe atë shpirtëror dhe njerëzor.

Reth Medreses

Shkollë e mesme islame

Rreth Medresesë

Shkolla e Mesme Islame "Medreseja Isa Beu" është shkollë e orientuar profesionale, e vetmja e këtij lloji në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shkolla qendrore ndodhet në fshatin Kondovë, komuna e Sarajit, në pjesën perëndimore të Shkupit, dhe vepron si për djem ashtu edhe për vajza, me paralele të shtrira në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Shtip.

Historiku

"Medreseja Isa Beu" vazhdon traditën e medresesë së dikurshme me të njëjtin emër, të themeluar në shekullin XV. Ajo mban emrin e themeluesit të saj, Isa Beut, i biri i Is'hak Beut, serhat muhafizit — mbrojtësit të njohur të Shkupit. Nga Vakëfnameja e Isa Beut mësojmë se përveç medresesë ai themeloi edhe bibliotekën dhe xhaminë që mbajnë edhe sot emrin e tij.

  • Shekulli XV

    Themelimi i medresesë me ardhjen e osmanëve në këto troje. Në të kaluarën ajo përfaqësoi institucionin më të lartë arsimor në vend dhe njihej si shkolla më me famë në Rumeli.

  • 1475

    Ndërtohet Xhamia e Isa Beut, një nga xhamitë më të bukura të Shkupit.

  • 1689

    Ndërprerja e parë e punës, kur gjenerali austriak Pikolomini me ushtrinë e tij dogji Shkupin. Gërmadhat e mureve u ruajtën deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

  • 1932 – 1936

    Me iniciativën e prijësve fetarë dhe intelektualëve të kohës, medreseja rindërtohet. Në vitin 1936 krijohen kushtet për punë të rregullt, programi reformohet dhe shkolla fiton statusin e shkollës së mesme.

  • Pas Luftës së Dytë Botërore

    Puna ndërpritet përsëri për një kohë të gjatë.

  • 1979

    Bashkësia Islame merr vendimin për rindërtimin e medresesë.

  • 15 tetor 1984

    Në objektin e ri në fshatin Kondovë fillon procesi edukativo-arsimor, me vitin shkollor 1984/85.

Paralelet

Përveç shkollës qendrore në Kondovë, Medreseja vepron me katër paralele të shtrira — tri për vajza dhe një për djem — duke mbuluar të gjithë territorin e vendit.

Medreseja në shifra

6.329nxënës të regjistruar që nga 1984
3.660të diplomuar
1.600+nxënëse të diplomuara
5paralele në vend

Të dhënat kumulative i referohen periudhës 1984 – 2025/26 dhe përfshijnë nxënësit e rregullt dhe ata me korrespondencë.

Shkollimi është falas

Të gjitha shpenzimet i mbulon Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për një nxënës, shpenzimet vjetore llogariten në rreth 3.480 euro.