Turniri tradicional – Pranvera 2016

Turniri tradicional – Pranvera 2016

Si c’do vit ashtu edhe këtë vit ne Medresenë Isa Beu u organizua turniri tradicional Pranvera 2016 nga shoqata e nxënësve “Ikre” si dhe sektori për sport dhe rekreacion që funksionon ne kuadër të   Medresesë Isa Beu .

Turniri filloi me datë 5/4/16 ku pjesëmares ishin te gjitha klasat të perfaqësuar me nga një skuadër .

Hapjen e turnirit e bëri drejtori i shkollës Prof.Ibrahim Idrizi i cili mbajti një fjalim, ku në këtë rast ai falënderoi  nxënësit për aktivitetet e tyre posaçërisht për aktivitetin në fjalë, si dhe foli për vlerën e sportit në përgjithësi si dhe  aspektin fetar poashtu edhe në atë edukativ.

Gjatë gjithë ndeshjeve të zhvilluara ,drejtësinë e ndau Prof.Sadrija Hasanoviç i cili njëherit është edhe përgjegjës për sektorin e sportit

IMG_3626 Turniri zgjati tre ditë , finalja e këtij turniri u mbajt me datë 7/4/16.

Pas përfundimit të ndeshjes  u bë edhe ndarja e minjohjeve edhe trofeve.

Vendi I parë I takoi klasës  së III-a dhe si shperblim morën  nje trofe që ua ndau Prof.Sadrija Hasanoviç,  , vendi I dytë i takoi klasës së II-a edhe ajo si shpërblim mori një trofe te cilën ua ndau Sekretari I Medresesë Isa  Beu  Mr.Lutfi Nexhipi kurse vendi i tretë i takoi klasës së IV – b te cilët edhe ata u shpërblenë me një mirnjohje.

Portier më i mirë u shpall nxënësi Shpresim Nuredini , kurse si lojtar dhe golashënues më i mirë u shpall Elmedin Zeqiri te cilët po ashtu morën nga një mirnjohje.

Pas përfundimit të trofeve dhe mirnjohjeve dicka interesante ishte se klasa fituese u përball me një skuadër të formuar nga Profesorët e Medresesë të cilët këta te fundit ishin më të suksesshëm.

 

Shoqata e nxenësve të Medresesë

Pergaditi : 

Ruvejd Idrizi  II-b  

IMG_3640 IMG_3649 IMG_3628 IMG_3761 IMG_3712 IMG_3761 IMG_3785 IMG_3646 IMG_3666 IMG_3678 IMG_3683 IMG_3770 IMG_3794 IMG_3917 IMG_3915 IMG_3633 IMG_3632 IMG_3838 IMG_3858 IMG_3866 IMG_3876 IMG_3878 IMG_3900 1 2